Celebrities Gossip

Floyd Mayweather akuzohet si ‘homofob’ për një arsye shumë të pazakontë…

Së fundmi në një ndeshje basketboolli ka ndodhur një gjë shumë e pazakontë. Floyd Mayweather ka refuzuar që të bënte foto me një djalë për një arsye shumë të çuditshme. E gjitha kjo ka ndodhur pas ndeshjes së Clippers kundër Grizzlies në Staples Center në Los Angeles.

Gjatë kësaj ndeshje i pranishëm ka qenë edhe Mayweather, të cilit me të drejtë një djalë i ri adoleshent i ka kërkuar të bëjë një foto me të. Floyd nuk ka pranuar që të bëjë një foto me djaloshin dhe është larguar. Arsyeja ka qenë shumë e thjeshtë por edhe e pazakontë në të njëjtën kohë, pasi ai është shprehur se:

Ju keni lyer thonjtë, unë nuk bëj foto me djemtë me thonj të lyer.

Këto pamje janë filmuar edhe nga vetë djaloshi i cili më pas e ka postuar video-n edhe në rrjetin e tij social, ku më pas është bërë edhe virale në të gjithë rrjetin. Pamjet janë shpërndarë gjithashtu edhe nga ‘TMZ’, ku edhe vetë djali e ka akuzuar atë si një ‘homofob’. Ndërkohë që gjatë videos pas reagimit të ish-boksierit vetë adoleshenti reagon me të drejtë duke thënë se:

E patë se si ai s’dëshiron të bëjë foto me mua prej thonjve? Seriozisht?!

Burime pranë vetë Mayweather kanë pohuar se ai ka bërë disa foto me fansa të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm. Por pas këtij veprimi një përfaqësues i ish-boksierit është shprehur se e vetmja arsye që ai ka refuzuar që të bënte foto ishte sepse boksierit i duhej të largohej nga loja pasi e kishte me nxitim.

Por mesa duket kjo nuk është as hera e parë pasi 44-vjeçari është kritikuar në të kaluarën për përdorimin e sharjeve homofobike gjatë një konfrontimi me Conor McGregor. Pavarësisht të gjithave ai kërkoi falje për fjalët që kishte përodur ku edhe vazhdoi duke thënë se nuk dëshironte që të ishte negativ ndaj lezbikeve apo homoseksualëve.

Në vitin 2017 Floyd është tërhequr nga boksi pasi kishte arritur që gjatë karrierës së tij ai të fitonte shumë tituj.