Showbiz

Madonna dhe Lady Gaga lënë pas krahëve konfliktet, tashmë mike të ngushta

Përreth gati një dekade, Madonna dhe Lady Gaga kanë qenë armike të betuara ku shpeshherë bënin deklarata kundër njëra-tjetrës.

Armiqësia e tyre gjithashtu është analizuar edhe në dokumentarin e Gagas ku tregohej se si filloi kjo urrejtje mes tyre.

Ishte Madonna ajo e cila vite më parë tha se nuk e pëlqen Lady Gaga-n kjo për shkak se këngëtarja e kopjon. Akuzat për plagjiaturë kanë nisur pasi u publikua klipi i “Born This Ways” që thuhej se ishte shumë i ngjashëm me atë të Madonna, “Express Yourself”.

Tashmë dy artistet kanë lënë pas krahëve çdo gjë dhe për herë të parë në 10 vite janë fotografuar së bashku si dy mike të mira. Ato kanë qëndruar së bashku në festën “Vantiy Fair” pas ceremoninë së ndarjes së çmimeve “Oscar”.