Celebrities Showbiz

Më të lumtur se kurrë, Camila Cabello dhe Shawn Mendes festojnë dy vjetorin e marrëdhënies së tyre!

Një nga çiftet më të këndshëm të showbiz-it të huaj, Camila Cabello dhe Shawn Mendes, kanë festuar së fundmi 2-vjetorin e lidhjes së tyre. Për të festuar këtë rast kaq të veçantë për ta, ata të dy janë arratisur në ishullin e Karaibeve, ku Mendes postoi dhe një foto duke shkëmbyer një puthje me partneren e tij. Krahas fotos ai shkruajti:

Gëzuar 2-vjetorin zemra ime!

Cabello gjithashtu publikoi disa foto në çift nga udhëtimi i tyre, teksa ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Gëzuar përvjetorin Kuko. Sa më shumë lumturi, miqësi dhe më shumë dashuri.

Çifti nisën marrëdhënien e tyre në 4 korrik të 2019-s, një muaj pasi publikuan bashkëpunimin e tyre të dytë, “Senorita”.

Ndërkohë në një rrëfim të bërë së fundmi, Shawn Mendes ka treguar frikën e  tij më të madhe, të cilën e  ka zbuluar menjëherë pas një debati me Camila.

I ngrita zërin asaj dhe ajo më tha: ‘Nuk më pëlqen kur më ngre zërin. Pse më ngrite zërin?’. Dhe menjëherë fillova të mbrohesha. I thashë: ‘Nuk po të ngrija zërin!’. Por në fakt ja ngrita zërin. Dhe mendova: ‘Oh Zot, kjo është gjëja më e keqe’. Jam shumë i tmerruar nga të qenit i lig. Kam shumë frikë të jem i keq.

Rikujtojmë se, Camila ka publikuar së fundmi dhe trailerin e filmit të saj të parë, i cili publikohet në fillim të muajit shtator.