Showbiz

Një prekje e pahijëshme gjatë festivalit të filmit në Venecia

Dakota Johnson dhe regjisori i mirënjohur Luca Guadagnino janë paraqitur së bashku në festivalin e filmit në Venecia për të promovuar filmin e tyre më të ri, “Suspiria”.

Gjatë momentit të fotografimit diçka e pahijëshme ka ndodhur. Regjisori është fotografuar duke i prekur gjoksin aktores hollivudiane e cila duket se është ndjerë në siklet.

Ky moment është komentuar shumë në mediat e huaja ndërsa Dakota ende nuk ka dhënë komentin e saj. Një pjesë e publikut dhe fansave të yllit të “50 Shades” mendojnë se kjo prekje ka qenë e qëllimshme duke e konsideruar si një ngacmim seksual.

Një pjesë tjetër janë të mendimit se këndi nga i cili është shkrepur foto shpërfaq këtë veprim nga një këndvështrim të errët por në fakt Luca thjesht po e ndihmonte të mbulohej pas një problemi që ajo hasi me veshjen.