Bota Politikë

Pati kontakt me një të infektuar me COVID-19, Boris Johnson refuzon të karantinohet!

Boris Johnson nuk është duke planifikuar një vetëizolim edhe pse një nga anëtarët e stafit me të cilin ai udhëtoi në Skoci këtë javë, rezultoi pozitiv me COVID-19. Johnson udhëtoi ditën e mërkurë, por përsëri ky rast infektimi nuk e detyroi atë të vetëizohet. Kjo sepse burimet tregojnë se ai nuk ka patur një kontakt të afërt me të infektuarin.

Ndërkohë, kujtojmë se rreth një muaj më parë, në kohën kur Britania hoqi shumicën e kufizimeve anti-COVID, kryeministri Boris Johnson u detyrua të bëjë hapa pas e të hyjë në karantinë. Kjo sepse ai ishte në kontakt me Ministrin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili u konfirmua pozitiv.

Duket se këtë radhë Johnson nuk ka aspak dëshirë të vetëkarantinohet, ose ndoshta ai vërtet nuk ka patur kontakt të afërt me të infektuarin. Ndërkohë, ai ditën e sotme mori pjesë në “Paradën e Sovereign”.

Ende pritet të merret një vendim, duke qenë se reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Ndoshta qëndrimi pozitiv i disave do të ndikojë në ndryshimin e vendimit të Johnson, ose ai do të qëndrojë stoik dhe nuk do të vetëkarantinohet.