Bota

Qëllohet me armë ish kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe në gjendje kritike

Qëllohet me armë zjarri ish kryeministri i Japonisë. Shinzo Abe ndodhet në gjendje të rëndë. Abe u qëllua me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore.

Ish kryeministri japonez u rrëzua përtokë teksa mbante fjalimin dhe u transportua menjëherë në spital, ku mediat lokale pohojnë se ‘nuk tregon shenja vitale’. Autori i sulmit është një 41-vjeçar i cili u arrestua.

Autori i dyshuar i sulmit ndaj ish-zyrtarit Tetsuya Yamagami është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

Sulmuesi, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, me sa duket prodhim artizanal, do të kishte plagosur edhe persona të tjerë. Qeveria japoneze konfirmoi se “një burrë, që besohet të jetë autori, është marrë në paraburgim” dhe shtoi se gjendja e Abe “aktualisht nuk dihet”.