Bota

Shuhet një nga etërit themelues të rock and roll-it, Duane Eddy!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll. ”Vdekja e tij ndodhi më 30 prill në Franklin, Tenesi”-tha gruaja e të ndjerit, Deed. Shkak i vdekjes ishte kanceri. Artisti fitues i Grammy-t pati një sërë hitesh instrumentale në vitet ’50 dhe ’60.

Ai arriti përsëri në listat në 1986 me një ribërje të këngës së tij ”Peter Gunn”. Ai u quajt mbreti i twangut për stilin e tij të veçantë. “Duane frymëzoi një brez kitaristësh në mbarë botën me tingullin e tij të pagabueshëm twang”-citohet të ketë thënë përfaqësuesi i Eddy.

“Ai ishte perëndia e parë e kitarës rock and roll, një qenie njerëzore me të vërtetë modeste dhe e pabesueshme. Ai do të mungojë shumë”-shtoi ai. Eddy u lind në Corning, shteti i Nju Jorkut, në vitin 1936. Ai filloi të luante kitarë në moshë të re. Eddy ishte autodidakt dhe tingulli i tij i veçantë frymëzoi artistë nga ”The Beatles” tek ”Blondie”.

Gjatë karrierës së tij që përfshin shtatë dekada, ai shiti më shumë se 100 milionë disqe. Jehona e zhurmës së tij dalluese të ngadaltë vjen me zë të lartë dhe të qartë te këngët ”Day Tripper”, ”Born To Run” apo ”Atomic”.