Gossip

Tradhëti bashkëshortore?! Fotot që po “trondisin” familjen mbretërore…

Një skandal i orëve të fundit ka tronditur mbarë publikun dhe mediet e ndryshme nëpër botë. Bëhet fjalë për Jack Brooksbank, bashkëshorti i Princeshë Eugenie, Dukesha e York-ut. Në rrjetin social Instagram janë duke qarkulluar disa foto të 35-vjeçarit i cili shihet në një jaht me vajza të zhveshura në brigjet e Capri-t. Sipas burimeve, Jack ndodhej në Itali për arsye punë dhe asgjë më shumë. Ne nuk na duket sikur Jack po punon, ju çfarë mendoni pasi keni parë këto foto? Mos vallë Jack është duke tradhëtuar bashkëshorten e tij?

Lajmi, i cili fillimisht është publikuar në shtypin anglez, tanimë po bën xhiron e botës. E vetmja që ka reaguar rreth këtij skandali është Sarah Ferguson, mamaja e princeshës Eugenie.

Në një prononcim për “BBC One”, ajo u shpreh se:

Jack është një njeri me integritet të lartë, një bashkëshort dhe një baba i mrekullueshëm. Nuk ka bërë asgjë të gabuar, thjesht po bën punën e tij si ekspert i marrëdhënieve me publikun dhe ambasador i markës Casamigons.

Rikujtojmë, se në muajin shkurt Princesha britanike Eugenie u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë. Eugenie, e cila është e dhjeta në radhë të fronit, u martua me Brooksbanks në Chapel St George në Windsor Castle në tetor 2018. Ajo zbuloi se ishte shtatzënë në shtator të vitit të kaluar teksa postoi një foto duke mbajtur në duar një palë këpucë për fëmijë.