Aktualitet

U ekzekutua në qendër të Athinës në sy të djalit, kush është Roan Brahimi?!

Roan Brahimi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi.

Ai shoqërohej nga një 37-vjeçare e quajtur Katerina Beqo, e cila u shpëtoi plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar. Në një foto e publikuar nga media greke EPT NEWS, 32-vjeçari pas ekzekutimit të tij shihet i shtrirë në makinë, ku e pranishme ndodhet dhe policia.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Kush është Roan Brahimi?

Roan Brahimi njihet si armiku i të zhdukurit, Ervis Martinaj. Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë. Po ashtu Brahimi u shpall në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpallën në kërkim edhe Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.