Aktualitet Food & Drink

Ushqime të pasigurta në qarkun Tiranë, asgjësohen rreth 24 tonë në një javë!

157 kontrolle janë ushtruar nga trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU në Qarkun Tiranë, në një javë, prej fillimit të muajit prill. Kjo në vijim të monitorimeve dhe inspektimeve, në subjekte me aktivitete prodhuese e përpunuese, në restorante, fast food-e, markete, supermarkete, etj. Zyrtarisht bëhet e ditur se në pesë subjekte u konstatuan probleme të ndryshme, përfshirë mungesën e respektimit të kushteve higjeno-sanitare. Afro 29 tonë ushqime u asgjësuan dhe u vunë gjoba në vlerën e 730 mijë lekëve.

Njoftimi zyrtar:

Gjatë kontrolleve të ushtruara, trupat inspektuese konstatuar në pesë subjekte shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të kondraetiketës në gjuhën shqipe dhe mosrealizim të detyrava të lëna.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së, vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 730’000 lekëve, si dhe u krye asgjësimi i 23,9 tonë të produkteve të ndryshme ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.