Showbiz

Vazhdon të mbetet e hekurt, Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Revista prestigjose “Forbes” ka publikuar edhe këtë vit listën me 100 femrat më të pushtetshme në botë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel është në vend të parë.

Ajo kryeson listën për të 9-in vit ndërkohë që ka qenë prezente në të 14 herë nga 16 lista të publikuara nga “Forbes” në total.

Pas saj renditet drejtuesja e Bankës Qëndrore Evropiane, Christine Lagarde ndërsa e treta, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.