Politikë

Bejko: Jemi ndarë nga Berisha! Fushata e kandidatit të PD për Tiranën!

Shënjestra e Partisë Demokratike në garën për kryebashkiak vazhdon të jetë Berisha, dhe jo kandidatët kundërshtar.

 “Jemi ndarë nga Berisha. Po përpiqemi për një parti të djathtë”, tha Bejko.

Roland Bejko në takimet e radhës me qytetarët e Tiranës në njësinë nr.5 shpërndau fletëpalosjet me programin e tij elektoral…

“Shikoje kur të kesh kohë dhe vendos, se edhe një javë kohë ka mbetur”, tha ai.

Bejko kërkoi nga të rinjtë që të përfshihen më shumë në politikë e të vendosin për të ardhmen e tyre, si dhe ju shpjegoi atyre propozimet e Partisë Demokratike për arsimin.

 “Angazhohuni çuna, pyesni kushdo qoftë nga çdo kah politik se çfarë do bëjnë për ndryshimin e Tiranës. Angazhohuni se ndryshe do të sundojë e keqja”, shtoi Bejko.