Showbiz

Dakota Johnson: “Depresioni më ka shkaktuar probleme me vetëbesimin”

Aktorja e “50 Shades”, Dakota Johnson ka folur hapur për diçka shumë personale që ka ndikuar për keq e për mirë në karakterin e saj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka rrëfyer se që në moshën 15-vjeçare ka vuajtur nga depresioni madje edhe pas kaq shumë vitesh nuk arrin ta përshkruajë dot ndjesinë që ky problem shfaq.

30-vjeçarja shtoi se depresioni në moshë kaq të hershme i ka shkaktuar probleme me vetëbesimin dhe një aktore e hollivudit duhet të ketë shumë nga kjo e fundit.

Periudha e gjatë e pandemisë që ka pushtuar botën e ka futur atë edhe një herë në gjendje depresive sakaq, Dakota thotë se truri i saj është zhytur në mendime për situatën e vështirë globale dhe të ardhmen e pasigurt.