Showbiz

Dua Lipa dhe Era Istrefi mbështetëse të mëdha të njëra-tjetrës

Ditën e djeshme të gjithë jemi emocionuar nga performanca e shumëpritur e Era Istrefit, Nicky Jam dhe Will Smith të cilët me shumë energji kanë kënduar “Live it Up” .

Finalja e Kupës së Botës është një ndër momentet më të bukura në histori dhe të performojë live në Moskë për këngëtaren me origjinë shqiptare ishte një moment magjik.

Teksa Era ka marrë mijëra urime për paraqitjen dinjitoze ajo çfarë ka tërhequr menjëherë vëmendjen ka qenë urimi i Dua Lipa-s në Instagram.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka komentuar në foton e Era Istrefit duke shkruar shqip “Bravo Era” e shoqëruar me një emoji zemër. Era menjëherë ka reaguar duke shkruar “Faleminderit! Te DUA” duke treguar se bukuroshet nuk kanë aspak ndjenjë konkurrence por e mbështesin publikisht njëra-tjetrën.