Dilema Sociale

Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!

E ftuar në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin, ishte kandidatja për deputete dhe shkrimtarja, Flutura Açka.
Një intervistë plot ngjyra e shumë-dimensionale, ku u diskutua për tema të ndryshme, duke nisur me politikën e deri tek eksperiencat personale dhe marrëdhënia e saj me të birin.

Gjatë pjesës së parë të intervistës, Flutura foli rreth situatës politike në vend, nga ku duket se ajo nuk është aspak e lumtur. Gjatë diskutimit për incidentet e ndodhura në qytetin e Elbasanit, Açka u shpreh se Elbasani është bërë ‘tavë e nxhehtë’ që prej ardhjes së zotit ‘Batha’, një epitet i vendosur nga ajo për Taulant Ballën.

Flutura tregoi se deri më sot duhet t’i kishim dhënë fund tranzicionit me zgjedhje të ndershme.

Tani kemi bandat në Parlament, përfaqësuesit, anëtarët… Më vjen keq ta them këtë gjë. Ne duhet të diskutojmë në Parlament në një tavolinë me bandat. Me ata nuk do të komunikoj kurrë!

Për t’iu larguar temës së politikës, shkrimtarja diskutoi rreth librit të saj “Biri” dhe lidhjes së saj me të. Ku befasoi duke thënë se:

Unë jam ai tani!

Gjatë intervistës, u diskutua për marrëdhënien e saj me editorin, Bujar Hudhri. Rreth fotografisë së publikuar vite më parë, ku shfaqej Flutura Açka, Ismail Kadare dhe Bujar Hudhri, por në foton e edituesit, Flutura nuk ndodhet.

E pyetur se përse ka ndodhur kjo gjë, nga ndonjë hatërmbetje apo keqkuptim, ajo tregoi se :

Nëse dikush vendos të japë variantin e tij të historisë së letërsisë shqipe, unë kam variantin tim. Fundja, pse kam bërë një shtëpi tjetër botuese , sepse nuk u ndjeva komode aty ku isha. Tek ‘Onufri’ kam punuar 8 vite, të vrullshme. I kam respektuar, unë nuk kam asgjë. Do të thotë që ana tjetër ka!