Showbiz

Humbet çmimin si aktorja më e mirë në “Golden Globes”, revoltohen fansat e Lady Gaga

Fansat e këngëtares dhe së fundmi aktores Lady Gaga kanë nisur një ‘protestë’ online ku kërkojnë drejtësi për shkak se çmimi si aktorja më e mirë në “Golden Globes”, sipas tyre i takonte asaj.

Ky ishte nominimi i parë për Gagan si aktore në këtë ceremoni dhe të gjithë ishin të bindur se do të dilte fitimtare. Mesa duket kritikëve nuk u kishte lënë mbresa debutimi i saj në “A Star is Born” kjo për faktin se të gjithë e dinë se Lay Gaga është një këngëtare e zonja.

Këtë çmim e rrëmbeu Glenn Close për filmin “The Wife” dhe memet e momentit kur u shpall fituesja kanë pushtuar të gjitha platformat sociale. Megjithatë arriti të rrëmbejë kupën për këngën më të mirë origjinale për “Shallow”.