Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula ka një përshëndetje të veçantë për këta persona!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Prej disa ditësh Ledri ka lajmëruar se po punonte për projektin e tij të ri muzikor, klipi i të cilit mori shumë vëmendje për shkak të disa pjesëve që partnerja e tij Sara publikoi në rrjete sociale. Kënga e tij e re titullohet “1 goat për ty”. Ditën e sotme reperi ka postuar në Instagram një pjesë tjetër nga klipi dhe ka treguar duke përshëndetur personat që e urrejnë se ky projekt i ri do të publikohet në datën 16 prill.

Pershendetje hejter, shihem me 16 prill

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Ledri duket se është mjaft i angazhuar me projektet e tij të reja muzikore e Sara është shpesh herë me të në xhirrimet e klipeve ose edhe nëpër intervista. Së fundmi Sara ka postuar pak nga një skenë e klipit të këngës së re që Ledri është duke e xhiruar dhe që do të publikohet së shpejti. Në video Ledri shfaqet në vend me ndriçim të zbehtë dhe duke i drejtuar armën vetes, e cila është thjeshtë pjesë e klipit.