Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula shfaqet me një ‘look’ të ri dhe nuk do ta besoni si duket…

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Ledri është shpesh aktiv me postimet e tij në rrjete sociale me momente nga jeta e tij private dhe profesionale. Pak më parë ka ndarë me ndjekësit në fakt një postim shumë ‘funny’ ku shfaqet me një ‘look’ të ri me mustaqe dhe syze.

Pra, si ju duket reperi në këtë version?

 Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektet e tij të reja muzikore ku tërhoqi shumë vëmendje e shkak për këtë u bë partnerja e tij Sara, e cila ndante herë pas here me ndjekësit disa momente nga xhirimet. Kënga e tij e re titullohet ‘Prek’ e në vetëm pesë ditë ka arritur 1 milion klikime në platformën YouTube.

Mesa duket, artisti nuk ka të ndalur pasi na ka paralajmëruar se do të sjellë një tjetër surprizë që në fakt është një bashkëpunim me një tjetër artist të suksesshëm, Mozzik.

Dyshja nuk kanë bashkëpunuar më parë, megjithatë duke ditur se sa shumë hite numërojnë në repertorin e tyre nuk e vëmë në diskutim që do të jetë një sukses i vërtetë.