Bota

Merkel: “Ja si mund të kapërcehet pandemia”

Kancelarja gjermane u përpoq të transmetojë besim në përpjekjet globale kundër koronavirusit. Në një fjalim online në Kombet e Bashkuara, Angela Merkel deklaroi se përparimi me vaksinat jep shpresë, dhe është një dritë në fund të tunelit.

Merkel i bëri thirrje shteteve anëtare të kontribuojnë me fonde për programin anti-COVID të OKB-së “ACT Accelerator”, të cilit i mungojnë rreth 23 miliardë euro.

Merkel kujtoi se Covid-19 do të mundet përgjithmonë, vetëm kur e gjithë bota të ketë qasje të barabartë te vaksinat efektive.

Pra, e rëndësishme është të bësh atë që mundesh për të dalë më i fortë nga kjo pandemi në lidhje me sfidat dhe krizat e ardhshme dhe për këtë qëllim, ne kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar”,-theksoi Merkel.