Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
E projekti më i fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ sapo publikoi EP-në e tij të parë (mini- album). Brenda vetëm para pak ditësh, artisti ka ndarë me ne katër prej këngëve të shoqëruara së bashku me videoklip.
Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtohet muzikës, por sigurohet që këtë pjesë të mos e lë pas dore.
Me Instastory-n më të fundit, artisti na ka konfuzuar paksa pasi ka postuar një video ku shfaqet në një fushë boksi duke u ndeshur dhe krahas ka shkruar: “Para stuhisë… Shihemi”
Për çfarë po na paralajmëron reperi, një ndeshje apo një këngë të re me videoklipin që lidhet me pasionin e tij, nuk e dimë ende. Megjithatë, mund të jetë edhe një bashkëpunim me mikun e tij dhe këngëtarin Butrint Imeri, i cili me anë të një postimi para disa ditësh, shkruajti: “Qetësia para stuhisë”.
Epo na mbetet të presim dhe pak derisa Don Xhoni të na zbulojë surprizën që ka përgatitur për ne…
