Showbiz

Nicki Minaj dhe Miley Cyrus i japin fund miqësisë së tyre

Edhe pse kanë punuar bashkë për albumin e vitit 2013 të Miley Cyrus, “Bangerz”, Nicki Minaj është shumë e zhgënjyer nga këngëtarja.

Së fundmi Miley ka publikuar një këngë të re nga albumi i saj i fundit “She is Coming” që quhet “Cattitude”. Në këtë këngë Miley thotë se e do shumë Nicki Minaj por tashmë nuk dëgjon këngët e saj por të Cardi B (reperja me të cilën Nicki ka patur debate të ashpra).

Në një intervistë të dhënë ditën e kaluar Nicki Minaj ka shprehur zemërimin e saj duke ofenduar Cyrus e duke e akuzuar për tradhëti kundrejt bashkëshortit të saj.

Sipas Nicki, Miley është thjeshtë një pulë e lagur që mendon se mund ta lëndojë duke zgjedhur Cardi B në vend të saj.