Showbiz

Pas suksesit të “A Star is Born”, Lady Gaga gati për një dasmë të madhe

Gjatë kohës kur ajo po xhironte filmin e saj të parë “A Star is Born”, Lady Gaga nuk e kishte menduar aspak se ky projekt kinematografik do të kishte një sukses të jashtëzakonshëm, të paktën kështu është shprehur miku i saj aktori Bradley Cooper.

Pas përfundimit të të gjitha premierave të tij, në vende të ndryshme të botës dhe me shpresën se filmi do të rrëmbejë të paktën një çmim “Oscar”, Lady Gaga duket se më në fund do të jetë gati për një dasmë të madhe.

Burime pranë saj kanë konfirmuar se këngëtarja e së fundmi aktorja e ka mbajtur sekrete fejesën e saj për shkak të angazhimeve të shumta por nuk do të ndodhë e njëjta gjë sa i përket ceremonisë së martesës.

32-vjeçarja nisi të shoqërohet me partnerin e saj Christian Carino në muajin shkurt ndërsa pranoi se dyshja ishin fejuar në fshehtësi në muajin tetor.