Celebrities Gossip Showbiz

Si në kohët e ‘BBV’, Ilir Shaqiri ‘tremb’ mamanë e tij dhe video do t’ju shkrijë së qeshuri!

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit.

Edhe pse kaq kohë pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në vend, sërish deklaratat dhe postimet e tij në rrjete sociale bëjnë shumë bujë. Si ka qenë dhe më e fundit, ku balerini ka postuar një video ku shfaqet duke trembur mamanë e tij, e cila po relaksohej e shtrirë në rërë dhe i gjithë momenti është shumë ‘funny’. Nëse rikjtoni, të tilla lojëra, Iliri dhe djemtë e tjerë i bënin shpesh brenda shtëpisë së ‘BBV’.

I ftuar para disa ditësh në “E diell”, Iliri ka folur në lidhje me reagimet e disa prej banorëve që i janë ‘kthyer’ kundër pas daljes nga shtëpia, konkretisht për  koreografin e njohur dhe njëkohësisht ish-banorin e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Tan Brama, i cili kur është pyetur për raportin e tij me Ilir Shaqirin është shprehur se nuk janë takuar dhe se ai e kontaktonte vetëm për interes pune.

Pas hapjes së diskutimit në studio Iliri zgjodhi që të jepte më në fund një përgjigje.

Kujtojmë gjithashtu se më datë 28 Maj ai dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen. Një suprizë për gruan e tij të dashur, një dasmë tradicionale shqiptare me të ftuar special, balerinë të njohur, miq dashamirës nga Shqipëria dhe Italia.

Vlen të theksohet gjithashtu se në dasmën e tij u krijuan diskutime dhe mjaft reagime në lidhje me pjesën se një prej miqve të tij më të ngushtë nuk ndodhej në dasëm, bëhet fjalë për Sabianin. Për këtë çështje vetë Iliri në studion e “Wake Up” tregoi se edhe Sabiani e kishte marrë ftesën e dasmës.