Celebrities Gossip Showbiz

Teksa është bërë trend, Arbenita ‘ironizon’ mamatë e showbiz-it që kanë hapur rrjete sociale për fëmijët dhe tregon pse nuk do ta bëjë vetë!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero  së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Si zakonisht, bukuroshja ka bërë një ‘bisdë online’ me ta, ku teksa është pyetur për një sërë gjërash, kuriozitet kishte gjithashtu edhe përse ajo nuk i ka hapur ndonjë rrjet social vajzës së saj Nina, pasi është bërë trend nga të famshmit tanë së fundmi. Përgjigja e saj edhe pse e drejtpërdrejt, na u duk paksa ‘thumbuese’ për mamatë e tjera të showbiz-it.

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Dhe nëse pyesnit veten se çfarë është, bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve.

Të shohim si do të reagojnë disa nga mamatë e famshme që kanë hapur llogari në rrjete sociale për të vegjlit e tyre…

Nevoja për vëmendje nga të famshmit është diçka me të cilën jemi mësuar. Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it tonë dhe nuk janë përfolur asnjëherë për krisje, megjithatë kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit, portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë.

Megjithatë, ndjekësit e dyshes mund të qetësohen pasi çifti janë më të lumtur se kurrë së bashku. Arbenita vetë postoi një video në Instastory, teksa shfaqej  në makinë me reperin.

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero vetëm 2 më parë janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.