Showbiz

Aktorja e “Fifty Shades” sërish single

Dakota Johnson duket se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin e “Coldplay”, Chris Martin.

Ky lajm është konfirmuar nga miqtë e rrokerit të cilët u habitën kur ai u tha se gjërat me tij dhe Dakotës kanë marrë fund.

Përflitej se ish-çifti ishin drejt fejesës para se të merrnin këtë vendim kaq të papritur. Ata kishin 2 vite të lidhur dhe dukeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ata janë fotografuar për herë të parë së bashku duke ngrënë një darkë në tetor të vitit 2017.