Showbiz

Lady Gaga anulon fejesën me Christian Carino

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Lady Gaga ka konfirmuar atë çfarë flitet prej javësh në median rozë.

Ajo i ka dhënë fund lidhjes së saj me agjentin Christian Carino pak muaj pasi ai i kishte propozuar për martesë me një unazë gjigante diamanti që kushton rreth 400 mijë dollarë.

Sipas revistës “People” ndarja e tyre ishte paqësore pa drama apo intriga. Gjërat mes ish-çiftit thjeshtë nuk funksionuan dhe për këtë nuk është faji i askujt.

Thashethemet për një ndarje të mundshme mes tyre u përforcuan pasi Gaga u shfaq pa unazën e fejesës dhe nuk e përmendi askund partnerin e saj gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”.