Showbiz

Lady Gaga prezanton linjën e saj të ‘make-up’

Një këngëtare mëse e suksesshme dhe së fundmi një aktore e talentuar, Lady Gaga ka marrë një tjetër nismë në karrierën e saj.

Ditën e kaluar ajo ka prezantuar linjën e saj të parë të kozmentikës me produkte që shumë shpejt do të shiten në “Amazon”.

Së fundmi ajo ka treguar me anë të një video-je edhe ngjyrat që do të mbizotërojnë në koleksionin e saj të ‘make-up’, të frymëzuara nga klipi “Born this Way”, një projekt shumë i ndjerë për këngëtaren.  Linja e saj do të quhet “Haus Laboratories”.

Me anë të një postimi në Instagram, Gaga ka treguar se grimi është mjeti i parë që e ka bërë të ndihet një femër e fortë, dhe për herë të parë kur është grimuar vendosi ta quajë veten Lady Gaga.