Showbiz

Motrat Istrefi, dedikim prekës për babain e ndjerë

Ditën e kaluar Nora Istrefi përkujtoi babain e saj të ndjerë në ditën e tij të lindjes dhe ka emocionuar të gjithë publikun e ndjekësit në rrjetet sociale me fjalët e saj.

14 vite pa babain e tyre Nora u shpreh se edhe pse ai nuk arriti ta shihte suksesin e fëmijëve të tij, ai është ëngjëlli i tyre mbrojtës . “Mungesën tënde e ndjejmë në çdo hap” ,-shkruajti këngëtarja në një postim në Instagram.

Nuk kanë vonuar as fjalët e Erës e cila me anë të një postimi në historinë e Instagram-it shkruan se babai është kujtimi më i bukur i jetës së saj dhe të gjithë suksesin i’a kushton vetëm atij.