Bota

President me dy gra, kush është 44-vjeçari që fitoi zgjedhjet nga burgu?!

Dy zonja të para në një pallat presidencial. Ndodh për herë të parë në Senegal, teksa Basirou Diomae Faye, kreu i ri i shtetit, i zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, është në fakt një bigamist. Ai ka dy gra: Marie (kristiane) dhe Absa (myslimane). Faje ka thyer disa rekorde, sepse ai është vetëm 44 vjeç, por ka përmbysur sistemin teksa fitoi zgjedhjet si opozitar, për më tepër që ishte i burgosur gjatë kohës që u krye procesi i votimit.

Zgjedhja e tij president u konsiderua si një kthesë historike në Senegal, madje sipas ekspertëve ishte spektakolare dhe e paprecedentë në politikën kombëtare të vendit të Afrikës Perëndimore. Faye gjatë garës presidenciale, i cili me Marien ka katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa me Absan nuk ka fëmijë, tha:

Kam fëmijë të bukur sepse kam gra të mrekullueshme. Janë shumë të bukura. Falënderoj Zotin që janë gjithmonë plotësisht pranë meje.

Kjo vjen se ish-presidenti i Senegalit Macky Sall ka thënë se do të largohet nga posti në fund të mandatit të tij më 2 prill, por sërish nuk kisha njoftuar një datë për zgjedhjet e vendit. Ai tha në një intervistë se do të jetë pjesë e negocjatave politike me të gjitha palët. Vendimi tij për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale për në dhjetor, ka shkaktuar protesta të ashpra prej javësh në vend, me te paktën 3 te vdekur.

Shumë trembeshin se shtyrja e zgjedhjeve nga presidenti vinte që ai të mbetej lider i vendit në mënyrë të pakufizuar, teksa rajoni afrikan është përfshirë nga një seri grushtesh shteti ushtarake, shkruan rrjeti BBC. Por mesa duket, pas këtyre zhurmave të krijuara përgjatë këtyre muajve, pushteti është në duart e Basirou Diomae Faye.