Showbiz

Era Istrefi në siklet nga veshja gjatë takimit me Presidentin Hashim Thaçi

Këngëtarja tashmë me famë ndërkombëtare Era Istrefi është dekoruar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për promovimin e Kosovës në botë.

Ky vlerësim vjen menjëherë pas pjesëmarrjes së saj në Moskë për performomin e “Live it Up” së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith si përfaqësuesja e të gjithë shqiptarëve në botë.

Gjatë takimit krahas përshëndetjeve dhe falënderimeve reciproke, ajo që ka rënë në sy, ka qenë veshja e Erës.

Një këmishë-fustan me dy të çara anash ngjyrë të verdhë. Këngëtarja shihet në siklet herë pas here në momentin kur lëviz këmbët, pasi ekspozon më shumë seç duhet.

Një veshje që ka rënë në sy, aq më shumë kur pritja ka qenë zyrtare dhe në krah ndodhej presidenti i Kosovës.