Showbiz

Era Istrefi nuk di të ndalet pas himnit të Kampionatit Botëror rikthehet me një tjetër projekt

Pak muaj më parë ajo publikoi këngën “Origami” në bashkëpunim me Dj e famshëm Maphorisa, një hit ku gjuha shqipe ndërthuret me atë angleze dhe që menjëherë u bë pjesë e The Top List.

Ndërkohë, suksesi i Era Istrefit arriti në një moment kulminant kur ajo u bë pjesë e himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit që pritet të nisë shumë shpejt në Rusi.

Ajo është përgëzuar për pjesëmarrjen në këtë projekt prestigjos të quajtur “Live it Up” në bashkëpunim më Will Smith dhe Nicky Jam. Ndërkohë që pritet që klipi i këtij himni të publikohet së shpejti Era na zbulon prurjen e radhës.

Vetëm pak orë më parë ajo na ka paralajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se më 8 qershor do të lançojë projektin më të ri muzikor.

Ajo quhet “Prisoner” por ende nuk kemi detaje të tjera rreth saj pasi këngëtarja 23-vjeçare nuk ka zbuluar nëse do të vijë apo jo me një klip.