Showbiz

Era Istrefi nuk ndalet, të premten lançon hitin e radhës

Shumë shpejt ajo do të jetë një yll ndërkombëtar që do të rrëmbejë vëmendjen e mediave botërore çdo ditë të javës, pasi nuk ka ndërmend të ndalet me hitet e saj.

Pas performancës energjike në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit, Era lançoi klipin e projektit të saj muzikor “Prisoner”. Kjo këngë menjëherë u bë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare ndërkohë që ritmet e saj xhamajkane janë të preferuarat këtë verë.

Ende pa u zbehur “Prisoner”, Istrefi është gati për një tjetër projekt të suksesshëm që sërish vjen me këtë stil. Këngëtarja pak orë më parë ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto ku shfaqet pranë Konshens, këngëtarin më të famshëm në Xhamajkë.

Era paralajmëroi hitin e saj më të ri “Oh God” që vjen në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm dhe do të dalë në të gjithë platformat dixhitale këtë të premte.