Të gjithë duan një lëkurë me shkëlqim gjatë muajve të verës mirëpo gabimi kryesor që bëni është që nuk përdorni krem kundër diellit kur lëvizni. Të gjithë e përdorni kremin kundër diellit ndërsa jeni në plazh, por ajo që harroni është se është shumë e rëndësishme ta përdorni atë edhe gjatë udhëtimit. Sado orë të zgjasë udhëtimi juaj rrezet e dëmshme të diellit do t’ju gjejnë të pambrojtur.

Ndërkaq, ekspertët kanë disa rezerva për kremin e diellit në formë spray. Kremrat e diellit spray kanë të njëjtat përbërës aktiv si kremrat kundër diellit e zakonshëm, kështu që në teori ata bëjnë të njëjtën punë. Sidoqoftë, aplikimi i tyre varet nëse ato përdoren siç duhet. Ka disa gabime që bëni kur vendosni një spërkatës kundër diellit në trupin tuaj.

Gabimi tjetër që bëni është që nuk e pastroni fytyrën natën. Fakti që e kaloni gjithë ditën në plazh pa bërë grim në fytyrë nuk do të thotë se është e parëndësishme që lëkura të anashkalojë pastrimin e saj në mbrëmje. Nuk i përshtasni produktet me klimën e destinacionit tuaj. Produktet me teksturë të rëndë janë për në mal, e ndërsa në plazh do duhet të zgjidhni kremra sa më të lehta, që të përthithen lehtë. Neglizhoni mbrojtjen e flokëve. Një vaj për flokët është një zgjidhje e mirë, por përveç produktit të bukurisë që do të merrni me vete, mos harroni një kapele.