Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që është “Dancing With The Stars”, show magjik më i përfolur i momentit. Personazhet VIP pjesë e kastit së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë emocione me anë të kërcimeve çdo të premte.
Një prej tyre është dhe Sara Hoxha e cila nuk ka patur pjesëmarrje të tilla më parë në ekran. Por përpos angazhimit në ‘DWTS’, blogerja na tregon se kalon një kohë të konsiderueshme me familjen e saj dhe këtë nuk ngurron ta tregojë në rrjete sociale.
E ku duket lidhja e fortë e saj familjare me prindërit e Ledrit, jo vetëm në rrjete sociale por kudo. Së fundmi, babai i partnerit të saj Agron Vula e ka vizituar bukuroshen gjatë provave të kërcimit. Mendoni se mund të kemi një surprizë nga ta?
Po ti çfarë do këtu?
E ftuar në emisionin “Më lër të flas” Sara ka zbuluar gjithçka rreth spektaklit ku merr pjesë dhe ka dhënë mendimin e saj për finalistët dhe konkurrentët e dobët.
Bukuroshja gjithashtu ka treguar edhe për planet që ka për të ardhmen.