Celebrities Gossip Showbiz

Nëse kishit dyshime, vajza e Arbenitës na provon se hunda e modeles nuk ka asnjë ndërhyrje kirurgjikale!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero. Së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Pak minuta më parë, bukuroshja ndau me ne një video që na i bëri ‘sytë zemra’, teksa shfaqet me vogëlushen e saj Nina, ku ajo i shtyp hundën mamasë së saj. Krahas kësaj Instastory në formë shakaje Arbenita ka shkruar:

Nina po ju vërteton se hunda ime është reale

E në modeling, Arbenita na ka treguar shpesh se angazhohet shpesh me projekte të reja, por duket se më i fundit është një sukses i vërtetë. Me anë të një Instastory të ripostuar nga një faqe e cila na tregon se modelja është pjesë si modele e një fushate që është pjesë e Netflix në një nga serialet e make up-it. Epo, të shohim një bukuroshe tonën në një platformë kaq gjigante është një krenari e madhe.

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina.