Showbiz

Pas arrestimit të adoleshentes iraniane që kërcen “Bon Bon”, reagon Era Istrefi

Ditën e kaluar mediat e huaja e shqiptare kanë bërë të ditur se adoleshentja iraniane e quajtur Maedeh Hojabri është arrestuar pasi ka postuar në profilin e saj të Instagram-it një video ku kërcente nën ritmet e “Bon Bon” të Era Istrefit.

Sipas autoriteteve përkatëse të Iranit, ajo ka thyer ligjet e vendit duke u shfaqur në publik pa shami në kokë. Sipas qeverisë së këtij vendi ndalohet rreptësisht kërcimi i vajzave dhe grave pa shami ose me djem.

Pas kësaj ngjarje tronditëse, qindra njerëz kanë dalë në mbështetje të Maedeh duke e shpërndarë dhe bërë virale videon e saj me thurjen #dancingisntacrime.

Të njejtën gjë ka bërë edhe Era Istrefi e cila në historinë e saj të Instagram-it ka shkruar se kjo ngjarje është çmenduri.