Bota

Sulmi ndaj selisë së OKB-së në Jerusalem, BE: Izraeli duhet të garantonte sigurinë, autorët të mbajnë përgjegjësi!

Bashkimi Europian ka reaguar për që raportohet të ketë ndodhur ndaj selisë së OKB-së në Jerusalemin lindor.

Përfaqësuesi i politikës së jashtme, Josep Borrell tha se siguria e punonjësve humanitarë është përgjegjësi e Izraelit.

Duke e cilësuar agjencinë e OKB-së si “litar shpëtimi të pazëvendësueshëm” për miliona banorë në Gaza dhe rajon, Borrell bëri thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.

 

“Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Është përgjegjësi e Izraelit të sigurojë sigurinë e punonjësve humanitarë,” shtoi ai, duke e quajtur agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë një litar shpëtimi të pazëvendësueshëm për miliona në Gaza dhe rajon”- shkruan Borrell në rrjetin social X.

Ndërkaq mijëra pelegrinë kanë mbushur Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, duke pritur ritin e Zjarrit të Shenjtë e të Shtunës së Madhe përpara Pashkëve Ortodokse.

Masat e sgurirsë janë forcuar në të gjithë qytetin për këtë rast, veçanërisht rreth kishës, ku ka qindra policë, zjarrfikës dhe personel shëndetësor, raporton Tass.

I intervistuar nga agjencia ruse e shtypit, zyrtari i policisë izraelite Michael Zingerman shpjegoi se bazilika mund të strehojë 9 mijë njerëz, por  këtë vit numri është dukshëm më i ulët për shkak të tensioneve midis Hamasit dhe Izraelit.