Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po përpiqet të na paralajmërojë Ledri Vula?

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektet e tij të reja muzikore ku tërhoqi shumë vëmendje e shkak për këtë u bë partnerja e tij Sara, e cila ndante herë pas here me ndjekësit disa momente nga xhirimet. Kënga e tij e re titullohet ‘Prek’ e në vetëm katër ditë ka arritur 1 milion klikime në platformën YouTube.

Mesa duket, artisti nuk ka të ndalur pasi disa orë më parë me anë të disa Instastory-ve duket se po na përgatit për diçka. Ledri ka ndarë me ndjekësit një pompë që lëshon ujë, mustaqe dhe një shpërthim nga flakët.

Pra, kuptoni gjë ju se çfarë ka dashur të na paralajmërojë me këto postime reperi?

Sara nuk i kursen postimet me reperin dhe më të fundit kanë qenë mjaft ‘funny’. Bukuroshja na ka zbuluar se gjatë xhirimeve të videoklipit, Ledri është lënduar në pjesën e buzëve dhe Sara ka postuar shenjën që i ka mbetur në llogarinë e saj në Instagram dhe krahas ka shkruar: “Mos të kisha qenë aty gjatë lëndimit, nuk do e besoja kurrë si ndodhi.”