Showbiz

Era dhe Nora Istrefi së shpejti në një bashkëpunim

Këngëtarja tashmë me famë ndërkombëtare Era Istrefi është e angazhuar me koncerte jashtë vendit si edhe pritet të lançojë projektin e saj më të ri muzikor “Selfish”.

Në një intervistë për “Telegrafi” ajo ka zbuluar se mes shumë projekteve muzikore që do të publikojë në 2019-ën, do të jetë një edhe me motrën e saj Norën.

Më në fund ajo do të sjellë atë çfarë fansat kanë shumë kohë që e kërkojnë, një këngë shqip me motrën e saj.