Horoskopi

Horoskopi - 16/12/2018


photo

Dashi (21 Mars - 20 Prill)

Po mendoni ndryshime radikale në të ardhmen. Kjo nuk përfshin persona që ju kanë mbështetur këtë periudhe dhe që do të ndihen keq.


photo

Demi (21 Prill - 20 Maj)

Keni lejuar që personat pranë jush t’ju karikojnë me energji negative dhe kjo ditë nuk do të jetë aq e mirë dhe e gëzueshme sa zakonisht.


photo

Binjaket (21 Maj - 21 Qershor)

Nuk po gjeni vetveten në një ambjent të ri dhe kjo gjë do të ndikojë të mbylleni dhe të mos komunikoni shumë më të tjerët.


photo

Gaforrja (22 Qershor - 22 Korrik)

Doni të jeni ju të parët në komunikime dhe zgjidhje të rëndësishme në ambjentin e punës dhe për këtë arsye shumë herë ekzagjeroni.


photo

Luani (23 Korrik - 22 Gusht)

Ka gjithmonë të papritura në rrugën që përshkoni. Mos jini të sigurt për gjëra që nuk janë në dorën tuaj. Jepini zgjidhje disa problemeve që do t’ju dalin.


photo

Virgjeresha (23 Gusht - 22 Shtator)

Do t’ju duhet të shpjegoheni për disa situata që tek të tjerët kanë lënë shije të keqe sidomos tek ata që ju kanë më për zemër.


photo

Peshorja (23 Shtator - 23 Tetor)

Do të hasni në disa pengesa që do t’ju prishin humorin sot. Mund t’i flisni me një ton të ashpër personave që nuk e meritojnë.


photo

Akrepi (24 Tetor - 22 Nentor)

Ajo që po ndodh rreth jush vjen si pasojë e veprimeve të njëpasnjëshme që keni marrë. Nëse nuk do t’ju pëlqejë duhet të shikoni opsione të reja.


photo

Shigjetari (23 Nentor - 21 Dhjetor)

Nuk po arrini të kuptoni sjelljen e disa personave karshi jush. Kjo ju ka futur në një pasiguri që po ju shqetëson disi sot.


photo

Bricjapi (22 Dhjetor - 20 Janar)

Duhet t`i jepni më shumë kohë në dispozicion partnerit të shpjegojë një situatë që është keqkuptuar nga të dy palët.


photo

Ujori (21 Janar - 19 Shkurt)

Sot keni nevojë të çliroheni nga stresi i ditës dhe po kërkoni alternativa të reja për t’u kënaqur. Do të jeni në kërkim të një flirti të momentit.


photo

Peshqit (20 Shkurt - 20 Mars)

Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni më tepër nga një marrëveshje apo edhe nga një flirt i ri. Por, mos ngatërroni kërkesën me pretendimin.


Shenja e dites:
Shenja e muajit: