Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Zorba
Nikos Kazantzakis

Romani i Nikos Kazanxaqis (Nikos Kazantzakis) “Zorba” përbën një nga veprat më të njohura të shkrimtarit dhe kualifikohet ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, sipas Qendrës Norvegjeze të Librit (2002). Romani u botua fill pas luftës (1946, ribotuar në vitet 1954, 1955, 1957, 1959 dhe, në vijim, shumë herë nga ente të ndryshëm botues), por u shkrua pjesërisht në kohën e pushtimit (1941-1943). Ky roman, i pari shkruar në greqisht nga autori, gjendet në mes të kolanës së romaneve të tij, midis veprave paraprijëse -jo dhe aq të arrira- dhe veprave pasardhëse -plotësisht të suksesshme.

Publikuar: 2016
322 faqe
Përmbledhje

Pas krijimit të figurës së Odiseut, udhëtimeve pa fund dhe lektisjeve të tij, në veprën lapidare poetike homonime Odiseu (33.333 vargje), Zorba është, në një farë kuptimi, tërësimi i figurës së grekut tipik bashkëkohor, real, jetësor, simbol i njeriut të vetvetishëm që kërkon të jetojë çdo moment të jetës, duke arritur, kësisoj, amshimin pas vdekjes, mishëron mendësinë popullore greke. Gërshetuar me heroin kinematografik Zorba [interpretuar mjeshtërisht nga Antoni Kuin (Anthony Quinn) tek filmi i famshëm i Hollivudit, Zorba the Greek, 1964] figura romaneske e Kazantzakis është njësuar me grekun e kohërave moderne në kundërvënie me mendësinë dhe qytetërimin antik.

Me romanin Zorba, pra, zë fill karriera e mirëfilltë e Nikos Kazantzakis. Zorba ka ekzistuar dhe si figurë reale (Georgios Zorbas), të cilin autori e ka njohur në minierat e linjitit në zonën e Manit të Greqisë dhe është ndikuar shumë nga ai. Pra, Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.

Madje, të parin e kishte sjellë në greqishten e re (bashkë me folkloristin Kakridis), ndërsa Komedinë Hyjnore e kishte përkthyer greqisht.

Vlerësime

Ky libër bën fjalë për jetën. Si e jeton njeriu. Si sillet dikush me peripecitë e tij. Tragjeditë. Dështimet. A qëndron dikush në kufi të jetës dhe nuk kërcen kurrë? A ka frikë të martohet apo të ketë frikë të ketë fëmijë apo të ketë frikë të bëjë ndonjë aktivitet që mund të dështojë? "Zorba" na thotë se çfarë të bëjmë. Dhe në fund, kur e gjithë rrëmuja e përgjakshme bie rreth nesh dhe të gjitha planet dhe skemat tona janë të kota, çfarë bëni ju? Kërceni. Vallëzoni sa më fort dhe sa më egër të mundeni.

Ky libër është një filozofi dhe një udhëtim prapa në kohë. Kur bota mekanike dhe materiale nuk kishte një kontroll të tillë në mendjet tona perëndimore. Kur gjërat ishin të thjeshta. Nëse një grua e bukur ju dëshiron, shkoni tek ajo. Ti shko tek ajo. Ti! Shko… tek ajo! Do të jetë një fyerje për jetën dhe perënditë nëse nuk e bëni.

Porosit Online