Marina Abramovic
Ossian Ward

Marina Abramović është një nga pioneret e artit vizual në botë. Performancat e saj të  janë tejet të famshme dhe shumë të komentuara për nivelin e lartë të qëndrueshmërisë, dhimbjes, përçapjeve intense fizike dhe emocionale, një artiste e cila ka shtyrë vazhdimisht kufijtë e artit bashkëkohor duke u quajtur nga shumë kritikë si një nga artistët më të rëndësishme të gjysmë-shekulit të kaluar.

Publikuar: 2022
128 faqe
Përmbledhje

Marina Abramović është një nga pioneret e artit vizual në botë. Performancat e saj të  janë tejet të famshme dhe shumë të komentuara për nivelin e lartë të qëndrueshmërisë, dhimbjes, përçapjeve intense fizike dhe emocionale, një artiste e cila ka shtyrë vazhdimisht kufijtë e artit bashkëkohor duke u quajtur nga shumë kritikë si një nga artistët më të rëndësishme të gjysmë-shekulit të kaluar. Ky botim sjell një përmbledhje të gjithë punëve të saj që kur ajo ishte studente deri kur kapi majat e artit të performancat në muzeumet më të rëndësishëm të artit modern në botë.

Vlerësime

Jeta dhe vepra e pabesueshme e Marina Abramovic në një jetëshkrim të ilustruar fantastik nga kritiku Ossian Ward.

Në një bashkëpunim me artisten dhe studion e saj, Marina Abramović, ky është një libër i cili përmbledh të gjithë veprën e paralelisht jetën e saj private, e cila është vazhdimisht e ndërlidhur me atë artistike.

Në 2010 Ward do të intervistonte dhe fotografonte Abramović për Time Out Magazine, një ftesë që ajo e pranoi me kushtin që të pozonte me skifterin e saj. Në përfundim të fotografive ajo dhe Ward do të shkonin në një ndeshje demash në Las Ventas; aty do të fillonte të fliste për punën e saj 50-vjeçare si artiste dhe aktiviste e të drejtave të njeriut dhe kafshëve. Puna e saj e ka vënë shpesh në rrezik për jetën, sepse Marina jepej me mish e me shpirt për artin e saj. Përmes dhimbjes dhe shpesh pa ndihmën e shumë objekteve ajo kërkoi të kalonte botën fizike përmes mendimit, emocionit dhe kontrollit jashtë njerëzores.

Ward eksploron botën e brendshme të artistes që nga performanca e saj tek ‘She’ (1973-74), tek ‘Rest Energy’ (1980), bashkëpunimin me një nga dashuritë e saj më të mëdha, artistin Ulay, njëkohësisht një bashkëshoqërues në një sërë veprash deri tek ‘The Life’ (2019), performanca e realitetit të miksuar shfaqur në Serpentine Galleries. Marina Abramović është absolutisht artistja më e njohur e këtij zhanri artistik, duke guxuar vazhdimisht në qasje artistike që kanë shokuar opinionin publik anëmbanë botës dhe kanë tronditur shoqëritë dhe kastat politike.

E mbiquajtur kumbara e artit vizual,  ajo që Marina Abramović i solli artit modern në gjysmë-shekullin e kontributit të saj është vërtet e pashlyeshme. Duke u përballur me kufizimet fizike më të dhimbshme ajo e sfidoi publikun të eksploronte anët e tij më të panjohura emocionale, dhe jo vetëm të kudronte por shpesh të ishte pjesë e vepres së artit.

Lindur në një familje intelektualësh në Beograd, Serbi në 1946, Marina asnjëherë nuk ka vlerësuar ‘të mirat’ që gëzonte prej prindërve. Prindër të një sëre të lartë të cilët nuk ishin prezent në jetën e saj dhe kur ishin, sidomos e ema, praninë e tregonin përmes dhunës. Me një fëmijëri në dukje mes të mirave,  por siç artistja tregon,  tejet të dhunshme e të dhimbshme, studentja e Akademisë së arteve të bukura në Beograd deri në 1970 kishte një qasje jo aq popullore në ato vite ndaj artit.

Janë shumë të pakët artistët bashkëkohor që çajnë audiencat mbarë-globale dhe njihen edhe nga ata që nuk vizitojnë galeritë në përditshmërinë e tyre; Marina përmes punës së saj, një vizioni thellësisht agresive dhe intim u kthye në një fytyrë o emër popullor – në një ikonë të kulturës Pop në 50 vitet e fundit.

77 vjeçarja së fundmi ka prezantuar ‘The Marina Abramović Method – Instruction Cards to Reboot You Life”,  një kuti me 30 letra instruksionesh për të arritur një vetëdijësim më të lartë, një metodë që ajo e ka perfeksionuar gjatë viteve të saja të punës, që do t’iu ndihmojë të përqëndroheni, ri-lidheni me të tashmen dhe të gjeni potencialin tuaj kulmor krijues.

Konceptualistja Abramović në këto faqe do t’iu bëjë të njiheni thellësisht përmes rreshtave dhe fotografive e ilustrimeve me të gjitha performancat e saj me një fuqi të pakrahasueshme frymëzuese që pak nga të ngjashmit e saj arrijnë ta bëjnë.

Ossian Ward është drejtues i përmbajtjes së Lisson Gallery, kritik për disa vite në Time Out London. Ai është gjithashtu autor i librit ‘Ways of Looking: How to Experience Contemporary Art.’