Colorless Tsukuru Tazaki and His Years of Pilgrimage
Haruki Murakami

Një histori e paharrueshme për miqësinë nga autori i mirënjohur i “Norwegian Wood” dhe “1Q84”.

 

Publikuar: 2013
308 faqe
Përmbledhje

Tsukuru Tazaki kishte katër shokë të ngushtë në gjimnaz. Rastësia e donte që të gjithë ata të kishin një ngjyrë për emër. Djemtë quheshin Akamatsu (pishë e kuqe) dhe Oumi (deti blu) ndërsa vajzat Shirane (rrënjë e bardhë) dhe Kurono (fushë e zezë). Tazaki ishte i vetmi prej tyre që nuk kishte një ngjyrë për emër.

Një ditë shokët e tij më të mirë, ata që ishin jeta e tij, më të rëndësishëm edhe se familja e tij vendosën pa i dhënë asnjë shpjegim të mos jenë miqtë e tij duke prerë çdo lloj marrëdhënie.

Që prej asaj dite Tsukuru e kishte të pamundur të krijonte marrëdhënie të afërta me askënd në jetën e tij. Takimi me një vajzë të quajtur Sara do të ndryshojë gjithçka. Për herë të parë pas shumë dekadash ai do të përballet me të vërtetën e do të zbulojë çfarë shtyu katër shokët e tij me ngjyra ta largonin nga jeta e tyre aq dhunshëm.

Vlerësime

Pak shkrimtarë ja dalin të përfshijnë në librat e tyre referenca të largëta të dështimit për të fituar një çmim Nobel në Letërsi. Në librin e tij "Bech at Bay" (1998) John Updike i dha medaljen dhe çekun suedez alter-egos së tij letrare Henry Bech duke qënë koshient se nuk do e kishte fituar kurrë vetë. Në romanin e tij të 14-të, Haruki Murakami, një favorit i Nobelit për vite të tëra, sheh për protagonist një inxhinier i cili bën një punë nga ato të mërzitshmet – të nënpaguarat – një punë e cila nuk ka ndonjë kuptim të madh – në rast se "nuk fiton Çmimin Nobel ose diçka".

Edhe pse shigjeta e tij nuk është aq e mprehtë dhe e drejtpërdrejtë sa ajo e Updike, Murakami do duhet ta dinte efektin që kjo do të kishte tek Akademia Suedeze e Nobelit. Nuk ekzagjeroj kur them se Japonezët mblidhen me shampanjë nëpër bare ditën kur lajmërohen fituesit nga Stockholmi. Lidhja mes Nobelit dhe të hollave në fakt nuk bën aq sens, të paktën në rastin e Murakamit, për të cilin çeku i akademisë nuk do të bënte kurrfarë diference në të ardhurat e tij. Ai vazhdon të jetë një nga autorët që ka bërë miliona duke shitur librat e tij në të gjithë botën; vetëm në Japoni, autori shet 1 milion kopje qysh javën e parë të publikimit të një titulli të ri. Updike, meqë ra fjala, është një nga kritizerët që e ngre lart figurën e Murakamit sa herë që botohet një libër i ri prej tij.

Mes çmimeve që Haruki ka marrë veçoj çmimin "Franz Kafka" – që ka shumë kuptim duke qënë se Kafka [për]ndjek Murakamin në prani eksplicite – "Kafka on the Shore" (2002) dhe në ndikim frymëzimi. Tek "Colorless Tsukuru Tazaki and His Years of Pilgrimage" spektri kafkesk është në gjygjin brenda historisë.

Mbas braktisjes nga miqtë e tij me ngjyra, Tazaki është bosh, një ishull, pa dëshira, aseksual.

"Asgjë nuk binte në sy prej tij"

Mendonte Tsukuru se mendonin të tjerët për të; madje edhe miqtë e tij më të mirë. Një njeri i mërzitshëm, pa personalitet, pa ngjyra, të paktën deri në pikën kur njohja me një personazh jashtë zonës së tij të rehatisë do ta bëjë të përballet me të shkuarën – çfarëdo të përmbajë ajo. Shumica e romanit është një rrugëtim i personazhit kryesor dhe kërkimit të tij për të njohur të shkuarën dhe eventualisht veten. Kërkimet e tij e çojnë deri në Finlandë.

Një prej arsyeve kryesore e suksesit të Murakamit si novelist është interesi i tij i njëkohshëm në konflikt dhe prozë. Romanet e tij "Kronikat e Zogut Kurdisës" (1994-95) apo "Norwegian Wood (1987) janë histori misterioze të cilat gërshetojnë natyrën e protagonistit me suspansën e përgjithshme të historisë.

Të gjitha aspektet shkëlqyese të autorit mund ti gjejmë në këtë libër, duke përfshirë edhe një kolonë zanore të historisë – "Le Mal du Pays" nga Liszt Lazar Berman, referenca të gjëra kulturore (Arnold Wesker, Pet Shop Boys, Barry Manilow dhe Thomas Harris sa për të përmendur disa) dhe një interesim i madh për seksin. Një nga skenat qëndrore të librit është ëndrra seksuale që ai sheh me dy ish shoqet e tij. Përtej punëve të mëhershme të Murakamit që kanë referenca të psikologjisë erotike; romani i tij shkon në dhomëza të errëta të seksit që përfshijnë përdhunimin, biseksualitetin e nën-ndërgjegjies si edhe masturbimin me viktimën – edhe pse në marrëdhënie imagjinare.

Lexuesi që nuk e njeh japonishten aq sa për të lexuar një libër të Murakamit në gjuhë origjinale është komplet në mëshirë të përkthyesit të tij në gjuhën që ai po e lexon. Nuk dihet nëse Philip Gabriel e ka ulur prozën në klishe për shkak të anglishtes dhe ngjyrimeve të botimit amerikan apo klisheja është njësoj e pranishme edhe në gjuhën origjinale.

Tre fjali janë gjithashtu një lëvizje jo shumë e zgjuar nga Murakami thënë nga njëri prej ish shokëve të Tsukurut.

"Talenti është si një enë; Mund të punosh sa të duash por madhësia e saj nuk ndryshon. Do mbajë aq ujë dhe asnjë pikë më shumë"

Murakami mund të mos ta ketë menduar kur u angazhua për këtë imazh se mbase pak nga uji me kalimin e kohës mund të avullojë, ose të rrjedhë – dhe në këtë libër ena nuk është asnjëherë e mbushur më shumë se 2/3.

Edhe pse i shkëlqyer në vendosjen e ambiancës ambigue kafkeske, shumë prej mistereve ngelin pa zgjidhje në mënyrë zhgënjyese. Po aq zhgënjyese sa fjalet "Çmim Nobel" gjehen në romanin e tij dhe jo në CV-në e tij.

Porosit Online