Kolibri
Sandro Veronesi

Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit “Strega” në Itali. Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur.

Publikuar: 2023
352 faqe
Përmbledhje

Marko Karrera, protagonisti i romanit të ri të Sandro Veronesi-t, është zogu i njohur me emrin KOLIBËR. Jeta e tij ka pasur luhatje të vazhdueshme, por edhe rastësi fatale, me humbje mizore dhe me dashuri absolute. Nuk bie asnjëherë deri në fund: lëvizjet e tij janë të pandërprera dhe e ndihmojnë të qëndrojë pa lëvizur, në ekuilibër edhe kur kjo nuk është e mundur për të gjetur pikën ku rënia mund të ndalet në mënyrë që mbijetesa të mos jetë e barabartë me një jetë të paplotë.
Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur. Një botë e tërë, në një kohë të lëngshme, që shtrihet nga fillimi i viteve shtatëdhjetë deri te një e ardhme e afërt dhe mjaft e zymtë, ku papritmas do të shkëlqejë fryti i qëndrueshmërisë së Marko Karrerës: një vajzë e vogël, që quhet Miraixhin dhe do të jetë njeriu i ri.
Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit "Strega" në Itali.

Vlerësime

Veronesi sjell historinë e Carreras duke ecur pas dhe përpara në kohë: titujt e kapitujve na tregojnë se jemi në vitet 1970, ose në 2018, ose 1988-1999 ose, në fund të 2030. Ndërkohë, vetë forma ndryshon – ndonjëherë ne narrativë, herë dialog të pastër, herë letra, poezi, inventarë, kartolina etj. Efekti i kësaj është që të mbajë gjithçka të freskët dhe tërheqëse. Ju qëndroni vigjilent. Ju shoshitni. Në fund ju e bashkoni veprën si një mozaik pjesë – pjesë.

Porosit Online