The Vanishing Half
Brit Bennett

Motrat Vignes do të jenë gjithmonë identike. Të rritura në një qytezë të vogël me afroamerikanë në jugun e SHBA-ve, ato vendosin të largohen në kërkim të një bote tjetër në moshën 16 vjeçare. Gjithçka ndryshon në jetën e tyre prej të rriturash, familja, lidhjet deri tek identiteti i tyre racial. Vite më vonë, njëra nga motrat jeton me vajzën e saj në të njëjtin qytet nga i cili u arratisën. Tjetra jeton në Los Angeles, me bashkëshortin e saj të bardhë dhe vajzën. Të dy nuk dinë asgjë për identitetin e saj të vërtetë dhe të shkuarën e saj. Jeta e Stelës është një Gënjeshtër!

Publikuar: Qershor 2020
343 Faqe faqe
Përmbledhje

Sa zgjat një gënjeshtër – a mund të zgjasë një jetë. Desire dhe Stela dy binjake afroamerikane me nënën e zezë dhe motrën e bardhë janë përpara një zgjedhjeje, të jetojnë si të bardha duke shmangur diskriminimin racial të viteve ’60 në amerikë apo të pranojnë fatin e tyre? Vitet kalojnë dhe pavarësisht përpjekjeve të njërës për të gjetur tjetrën apo tjetrës për të mos u gjetur fatet e tyre do të jenë të lidhura – në breza.

Historia zgjat nga vitet ’50 deri në fillim të viteve ’90 dhe janë tre breza të një familje të Jugut të thellë të Kalifornisë të cilat spërdridhen për të treguar një hsitori brilante dhe emocionale të së shkuarës amerikane. Përtej temës akoma të nxehtë të rracës, “The Vanishing Half” eksploron ndikimin e të shkuarës në vendimet, dëshirat dhe pritshmëritë e dikujt si edhe eksploron arsyet e shumë-fishta pse dikush zgjedh të jetojë si dikush ndryshe nga çka i përcakton origjina.

Vlerësime

Edhe pse nuk ka asnjë komb në tokë që mund të aneksojë një zhanër, historitë e trajtimit të prejardhjes raciale janë unikisht e intensivisht një mënyrë amerikane e të shkruarit. Prej shekullit të 19 – “Clotel”, tek novelat e Langston Hughes apo kryevepra e Nella Larsen – “Passing” (1929). “The Vanishing Point” vjen si vazhdim i kësaj tradite por duke kaluar traversat e racës e duke e zgjeruar temën e përkatësisë.

Në listën e 10 librave më të mirë të 2020, i sugjeruar nga Presidenti i 44 i SHBA-ve, Barack Obama “The Vanishing Point” është në linjën sentimentaliste të viteve të fundit (Filmat “Sorry to Bother You” – Boots Riley, “BlacKkKlansman” – Spike Lee) (apo Romani “Loving Day” nga Mat Johnson). Pyetja e re që bëhet në këtë roman i cili udhëhiqet nga një subjket i shkruar e ri-shkruar nga dhjetra në mos qindra kënd-vështrime në njëqind vitet e fundit, është: “Po sikur Kalimi (Referuar afro-amerikanëve që hiqen si të bardhë) të kalonte i padënuar? Sikur të mos zbulohej kurrë? Mos vdiste apo pendohej? Po pastaj?

Në qytezën e Mallard thuhet se edhe një i verbër arrin të dallojë një nga binjaket Vignes – Stela dhe Desire janë pasardhëset e një komuniteti të zi me lëkurë të çelët. (Shekulli i 19, Shoqëria Blue Vein, një panel ekspertësh konsideronte sa e çelët duhet të ishte lëkura – aq sa të dukeshin damarët). Pavarësisht kësaj – ato ishin dëshmitare të Linçimit të babait të tyre (Dhunë deri në vrasje e ushtruar nga të bardhët kundër afroamerikanëve), punonin bashkë me mamanë e tyre si pastruese të shtëpive të ‘aristokracisë’ të bardhë, në kokën e tyre krijohen ide krejt të ndryshme për të jetuar jetën.

“Stela ‘u bë’ e bardhë, ndërsa Desire u martua me burrin më të errët që mund të gjente.”

Libri fillon me rikthimin e Desire në Mallard, pas 14 vitesh, me vajzën e saj tek e ema Adele, e cila kishte humbur shpresat që vajzat e saj do ktheheshin. Dëshira e Desire për të gjetur Stelën bie ndesh me dëshirën e Stelës për të mos u gjetur. Janë vajzat e tyre që do gjehen vite më vonë për ta trazuar në vazhdimësi ngjarjen e pakuptimtë por të kuptueshme.

Bennett me qëllim nuk e lë “The Vanishing Half” të jetë vetëm një libër për çështjet raciale në amerikë – duke shtuar edhe disa linja të tjera të ‘mohimit’ të origjinës dhe arsyet për këtë të cilat bashkëjetojnë me linjën kryesore të librit! Njëra prej tyre është historia e të dashurit të vajzës së Desire, Jude – një transgjinor në proces të transformimit, apo historia e vajzës së Stelës e cila pasi zbulon majë ne gënjeshtrave të së emës e ka të pamundur të pajtohet më të shkuarën e saj dhe kalon nëpërmes një proçesi të gjatë kërkimi të vetes.

“Çelësi i të qënit e pa-zbuluar ishte të mos doje asnjëherë asgjë – por nuk mund ta bësh këtë me vajzën tënde apo jo” – Stela Vignes
Si një Tribut për Toni Morrison dhe ‘Sula’-n e saj – Brit Bennett ja del të bëjë për vete një lexues i cili nuk e ka të jetuar ose të prekur çështjet raciale, pikërisht sepse e zgjeron temën e saj – dhe e bën origjinën si një sinonim i çdo gjëje së cilës duam ti ikim për ta lehtësuar sadopak të ardhmen tonë. Edhe pse me fundin e librit mund të keni probleme (pak i mefshtë në krahasim me vrullin tronditës të historisë gërshetuar aq bukur ndër kapituj) libri ngelët një nga ata që duhet të lexoni.

“Ajo që je në të vërtetë, janë gjërat e vogla”.

Porosit Online