Një burrë
Oriana Fallaci

“Një burrë” është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t’u futet me kokë sakrificave të tejskajshme.

Publikuar: 2014
588 faqe
Përmbledhje

"Një burrë" është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t’u futet me kokë sakrificave të tejskajshme për të shpëtuar dashurinë e jetës së vet.

Jeta e Panagulisit rrezikohej për vdekje nga regjimi i atëhershëm grek e po ashtu edhe dashuria e saj për të zgjati pikërisht deri në vdekje. Një dashuri aspak e lehtë, plot tallaz e uragan, mes grindjesh të furishme e një lumturie po aq të madhe.

Te "Një burrë" Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare..

Vlerësime

Të mos dorëzohesh kurrë, as gjatë marrjeve në pyetje, torturave, proceseve gjyqësore, por as edhe më pas: para indiferencës, pazareve të pista të politikës, kurrë një hap prapa. Dhe Oriana është përherë me të. ‘Ishe një shoqe e mirë, e vetmja shoqe e mundshme."

 

 

Porosit Online