Brave New World
Aldous Huxley

“Brave New Wolrd” është një roman distopian nga autori anglez Aldous Huxley, shkruar në 1931 dhe botuar në 1932. Ngjarja ndodh në të ardhmen teknologjike kur një shoqëri e modifikuar gjenetikisht jeton në një realitet hierarkik të bazuar në inteligjencë  artificiale, si një parathënie e zhvillimeve të shekullit të 21 në fushën e riprodhimit, manipulimit psikologjik dhe kushtëzimit klasik të një shoqërie të ndryshme e njëkohësisht të ngjashme me atë të diktuaturave më të egra.

Publikuar: 1 Janar, 1932
268 faqe
Përmbledhje

Aldous Leonard Huxley hyn në treshen e famshme te autorëve që kanë shkruar distopi të famshme botërisht bashkë me George Orwell (1984) dhe Margaret Atwood (The Handmaid’s Tale). Lindur në një familje të famshme angleze, prej 1937 deri në vdekje Huxley jetoi në Los Angeles, Shtetet e Bashkuara, ku shkroi veç "Brave New World" tregime, poezi, skenare filmash. Përmes librave të tij ai ishte kritizer i normave dhe idealeve shoqërore të kohës. Ai shkori për tema avantguarde për kohën si parapsikologjia dhe misticizmi filozofik. Kritikët e kanë quajtur atë një humanist i vlerësuar pak gjatë kohës që ishte gjallë e më shumë akoma mbas vdekjes.

Vlerësime

O Brave New World, that hath such people in it

"Brave New World" është një klasik i letërsisë utopike po aq sa "1984" i George Orwell, edhe pse përgjithësisht ky i fundit njihet më shumë botërisht. Njësoj si Orwell edhe Huxley flet për realitetin e totalitarizmit në një shoqëri të ‘zhvilluar’ teknologjike në të ardhmen dhe friksionin që kjo ka me shoqërinë e prapambetur feudaliste të realitetit botëror të kohës mes dy luftërave botërore. Ndryshe nga diktaturat kur frika e burgosjes dhe torturave i bënte shoqëritë të jetonin në një mënyrë të caktuar, tek "Brave New World" kjo arrihet përmes fëmijëve të ngjizur në tuba teknologjikë (pra eliminimi i prindërimit si koncept, por jo i seksit si argëtim, jo për shumëfishim – përmes kontraceptivevë), hipnotizimit dhe një kaste të predestinuar udhëheqjeje përmes modifikimit të ADN-së së individëve të cilët që në ngjizje kanë vendin e tyre në shoqëri të paracaktuar. Në këtë shoqëri distopiane asgjë nuk është e rastësishme. Të gjitha qëniet e Botës së Re janë gjenetikisht të programuar për të kryer funksionet e tyre në shoqëri. Në botën e Alfa-ve, Beta-ve, Gamma-ve, Delta-ve dhe fatkeqve Espilon është menduar për çdo gjë, deri tek droga e lumturisë e cila duhet të konsumohet me detyrim nga banorët – soma.
Të gjithë i përkasin të gjithëve

– një sistem vlerash i cili promovon shthurjen, përmes një lavazhi të vazhdueshëm të trurit qysh në lindje. Bazuar në idenë e Eugjenikëve (Racismi Shkencor) e cila sugjeron se bota mund të ishte perfekte nëse përmes modifikimit gjenetik do të largonte sëmundjet e trashëguara gjentikisht dhe do të jetonte në harmoni sikur të kishte një përzgjedhje jo-natyrore të më të fortëve.

"Brave New World" tregon se njerëzit mund të jetojnë një jetë të shfrenuar seksuale, duke sakrifikuar lirinë në kuptimin e vërtetë të saj si edhe përgjegjësine personale të secilit. Libri ka vëzhgime të kujdesshme të impaktit negativ të teknologjisë në jetën tonë, se si diçka që në fillim duket si arritje e madhe që do të na përmirësonte jetën, kthehet në diçka që na robëron. Besoj se po mendoni dhjetra raste të tilla në të përditshmen tuaj. Teknologjia është në ditët tona shumë afër asaj që Huxley i druhet në libër; sundimit të njerëzimit. Gërshetimi i teknologjisë me jetën tonë është bërë aq i fortë sa është tejet e vështirë ta mendosh jetën tënde pa të. Shkenca mund të shkojë shumë larg pa qënë imorale. Të jetosh në botën e re do të thotë të braktisësh idealin se të gjithë jemi të ndryshëm, të dukemi të lumtur dhe të barabartë në sipërfaqe kur në fakt flluska e pa-barazisë dhe pa-drejtësisë është poshtë këmbëve. Utopia (fjalë që vjen nga greqishtja – Vend i mirë, ose Vend i pamundur) e propozuar në libër bart njëkohësisht të dyja kuptimet e fjalës varet se si dëshiron ta shohësh.

Edhe pse libri hyn në ata të vështirët, disa pasazhe janë vërtet të ndërlikuara, mesazhi dhe shenja që lë tek lexuesi është i pashlyeshëm. Një nga ata librat që nuk do e harrosh dot mbasi e ke lexuar, për shkak te gjenialitetit të autorit për të ngjizur fjali të pasura të një historie tërheqëse.

"Brave New World" është një vëzhgim ogurzi i realitetit që mund të jetë i yni shpejt. Një nga ata libra që duhen lexuar më mirë herët sesa vonë.

Porosit Online