The Handmaid's Tale
Margaret Atwood

“Rrëfenja e shërbëtores”, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë vende të botës, si edhe duke ngritur polemika të shumta.

Publikuar: 1985
390 faqe
Përmbledhje

“Nolite te bastardes carborundorum“ dhe “Ka pyetje?”, dy nga fjalitë qendrore të veprës, përdoren rëndom si slogane të luftës për emancipimin e gruas. Libri është frymëzimi i serialit epik të Hulu me të njëjtin titull ku autorja, Margaret Atwood shërben si producente.

Vlerësime

Në kohët moderne, libri zhvlerësohet dita ditës, me gjithmonë e më pak njerëz qe lexojnë. Në një sondazh të pak muajve më parë disktuar në programin "Sot Nuk Është E Hënë" nga Koloreto Cukali dhe Blerina Shehu thuhej se 80% e shqiptarëve nuk kishin lexuar asnjë libër në gjashtë muajt e fundit. Edhe pse situata globale nuk është në këto shifra skandaloze mësymja e rrjeteve sociale në jetët tona dhe media vizive, po na largojnë çdo ditë e më shumë nga të lexuarit. Por ka disa raste kur këto të fundit kanë ndihmuar për të afruar një lexues të ri drejt një libri që i ka kaluar tre dekadat nga botimi i tij i parë. Rasti i serialit të Hulu, "The Handmaid’s Tale" bazuar në personazhet e librit të Margaret Atwood ka afruar një lexues të ri tek një histori distopike, ndër më të vlerësuarat nga kritika ndërkombëtare. Personazhet e librit janë kthyer në ikona të lëvizjeve feministe – "Me Too" apo në tërësi personazhe të kulturës Pop. Edhe pse një roman, Atwood ka bërë një studim sistematik të sjelljeve të shoqërive perendimore [e jo vetëm] përpara se ta shkruante. Me infertilitetin në rritje, sistemi i propozuar në libër duket si zgjidhje[.…] Infertiliteti në rritje ishte një problem real i shekullit të kaluar e vazhdon të jetë edhe sot. Në shumë shtete, gratë konsideroheshin dhe konsiderohen vetëm si mjet riprodhimi, asgjë më tepër.

Atwood krijon një atmosferë që të trazon shpirt e mendje  dhe provokon mendim. Duke e lexuar do të krijoni imazhe të paharrueshme të shërbëtoreve dhe rrethanave të tyre sfilitëse. Dialogu mes Offred dhe komandantit [Fred Waterford]  kur ajo e pyet:

"Pse? Pse duhet t’ua bëni grave këtë? Ato lanë punët, nuk kishin asnjë pronë, ishin shtëpiake të varura nga burrat…"

ai përgjigjet:

"Burrave s’i kishte ngelur asgjë. Nuk kishin më për çfarë të punonin, për çfarë të luftonin. E di për çfarë ankoheshin më tepër?! Paaftësinë për të ndjerë…"

…të ngulet në mendje si një gozhdë e mprehtë.

Nuk mund të mos pyesësh veten  çfarë nevoje e solli shoqërinë globale në këto përfundime. Pak e dinë që ka patur një shoqëri hallash [Aunts] gjatë viteve hitleriane që jetonin me parimet e historisë së librit.

Romani është briliant, shpesh për lexuesin shumë i fortë. Lexuesi arrin të ndiejë lehtësisht emocionet e personazheve; frikën dhe ç’orientimin e Offred, agoninë e Serena Joy, dhembshurinë fëminore të Fred, guximin e Nick apo brutalitetin e Aunt Lydias. Lidhja që krijon me personazhet është e fortë për shkak të tekstit briliant.

Shpesh duhet ta kujtosh vetën që ajo që je duke lexuar është një trill artistik, aq e lartë është përfshirja. Përshkrimi i kushteteve e tmerrshme dhe ç’njerëzore të jetesës ne Gilead të rrënqethin. Dhimbja që ndjen kur Offred pranon dështimin e saj është fizike…

"All I want to do is keep on living. For that, I resign my body freely to the use of others".

Eksperienca e leximit të këtij romani do të jetë një nga më të bukurat. E si rrallë herë ndodh po aq e bukur sa ekranizimi i kësaj historie.

Margaret Atwood e mbyll librin e saj me këto fjalë:

"The past is great darkness, and filled with echoes. Voices may reach us from it, but what they say to us is imbued with the obscurity of the matrix out of which they come, and try as we may, we cannot always decipher them precisely in the clearer light of our own day".

E mbushur me errësirë është e shkuara. Jehonat e zërave të saj na arrijnë si për të na kujtuar mugëtirën e matriksit prej nga vijnë. Përtej përpjekjes sonë të madhe për ti deshifruar, kthjelltësia e dritës ndonjëherë është e pamjaftueshme…

Porosit Online