Shoqeria e sfilitur
Byung-Chul Han

“Shoqëria e sfilitur” trajton fenomenin e lodhjes në shoqëritë tona kapitaliste dhe simptomat e lidhura me të, të tilla si depresioni dhe fikja mendore. Ai ngre pyetjen se si ne duam të jetojmë sot dhe se çfarë mund t’i kundërpeshojmë presionit të një shoqërie dixhitale të orientuar drejt arritjeve.

Publikuar: 2022
95 faqe
Përmbledhje

Tepria e punës dhe e arritjeve përshkallëzohet në vetëshfrytëzim. Ky është më efikas se shfrytëzimi që vjen nga jashtë vetes, sepse shoqërohet nga ndjenja e lirisë. Shfrytëzuesi është njëkohësisht edhe i shfrytëzuari. Xhelati dhe viktima nuk dallojnë më. Kjo vetëreferencë krijon një liri paradoksale që kthehet në dhunë për shkak të strukturave shtrënguese që mbart në vetvete. Sëmundjet mendore të shoqërisë së arritjeve janë pikërisht manifestimet patologjike të kësaj lirie paradoksale.

Vlerësime

Argumenti i Han është se ne kemi kaluar nga një shoqëri disiplinore në të cilën ne jemi nën presion për t’u përshtatur nga forcat e jashtme, në një shoqëri arritjesh në të cilën ne jemi nën presion për t’u përshtatur nga kërkesa për të “jetuar jetën tuaj më të mirë” dhe kështu të shfrytëzojmë veten në detyra të pamundur për të kërkuar qëllime jetësore gjithnjë në tërheqje, të pakuptimta dhe iluzionare.

Porosit Online