Fajin ma ka gjuha
Virgjil Muçi

Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative, shkruar nga Virgjil Muçi, që zë fill me “Përralla shqiptare 100 + 1 natë”, vijon me “Erotikoni e Satirikoni” dhe përmbyllet me “Fajin ma ka gjuha”. Të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç mund të këqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, lexuesi mund të provojë atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritshme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë e vet. Libri “Fajin ma ka gjuha” përmban 14 tregime dhe 1 novelë. Ilustrimet mjeshtërore të Ardian Kapos i japin hijeshi të veçantë.

Publikuar: 2021
242 faqe
Përmbledhje

Titulli i vëllimit me tregime kërkon të nxisë dialogun në shoqëri, ndërsa për Virgjil Muçin, "Fajin ma ka gjuha", është për rrezikun që sjell fjala. Shpesh njerëzit janë gjykuar e janë dënuar më shumë për atë që kanë thënë se sa për atë që kanë bërë. Gjuha është si një thikë më dy presa, që pret në dy krahët. Tregimet që prekin kufijtë e legjendave i qasen hera-herës edhe historive të njohura si Orfeu dhe Euridiçja, duke trajtuar gjithaq, edhe tematikat e Dantes si Ferri e Parajsa.

 

Vlerësime

Vetë tregimet e librit janë në stilin e përrallave të “1001 netëve”. Ato janë bazuar kryesisht edhe në disa elementë të folklorit shqiptar.

Porosit Online